BKT Kosova është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “Euromoney Private Banking Awards 2023” në kategorinë më të mirët për “Best for High Net Worth Individuals in Kosovo”. Ky çmim konfirmon edhe një herë performancën e jashtëzakonshme të BKT Kosova në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të personalizuara për çdo klient dhe në çdo kohë.

Çmimi “Euromoney Private Banking Awards 2023” vlerësohet gjerësisht si një nga çmimet më prestigjioze në industrinë bankare, duke njohur përsosmërinë dhe arritjet e jashtëzakonshme të institucioneve financiare. Çmimet bazohen në një proces vlerësimi rigoroz i cili përfshin një analizë të performancës financiare, kënaqshmërinë e klientit, inovacionet në shërbime dhe produkte dhe cilësinë e shërbimit.

“Ne jemi shumë të lumtur për vlerësimin që i është bërë bankës me marrjen e këtijë çmimi prestigjioz, i cili është edhe një dëshmi më shumë e punës së palodhur dhe përkushtimit të punonjësve tonë në ofrimin e shërbimeve të përsosura për klientët tanë”, tha z. Suat Bakkal, CEO i BKT Kosova. “Në BKT Kosova, ne jemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve bankare inovative dhe të përshtatura për klientët tanë, dhe ky çmim është një mirënjohje e përpjekjeve tona në këtë drejtim.

Vlerësimi në kategorinë “Best for High Net Worth Individuals in Kosovo 2023”, është një arritje shumë e rëndësishme për institucionin. BKT Kosova është krenare që puna dhe përkushtimi i punonjësve dhe besimi i klientëve të saj janë dëshmi e forcës së përbashkët të përkthyer në çmime të shumta prestigjioze.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android