Me synim për të mbështetur industrinë bujqësore dhe rritjen e prodhimit vendor të ushqimit, BKT Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Agro Bora.
Përmes këtij bashkëpunimi BKT Kosova ofron kredi për blerjen e aseteve bujqësore si traktor, rimorkio, makina të bluarjës, parmendë, etj. Përveç kësaj, banka do të mbështes ndërtimin dhe modernizimin e serave, ndërtimin e depove të ftohjes, instalimin e paneleve solare dhe pajisjeve për prodhimin e ambalazhimit, si dhe mbjelljen dhe shpërndarjen e fidaneve të kulturave të ndryshme bujqësore.
Kjo mundësi e gjerë e financaimit është projektuar për të ndihmuar klientët Agro të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të rrisin efikasitetin, duke promovuar në të njëjtën kohë praktikat e qëndrueshme të blegtorisë.