Në këtë ngjarje të rëndësishme, që u zhvillua më 12-13 Shtator 2024 në Hotel Emerald, Prishtinë, BKT Kosova është angazhuar në mbështetje të diskutimeve dhe ndarjes së njohurive mbi qasjet inovative për qëndrueshmërinë ambientale.
Kjo konferencë, e organizuar nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (CES) në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me USAID Kosovo, GIZ Kosovo dhe Kosovo CSR Network, ofron një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar kërkime të reja dhe strategji të qëndrueshme për një të ardhme më të gjelbër.
Si pjesë e angazhimit tonë, Jehona Oruqi Kica, Zëvendës Udhëheqëse e Grupit të Menaxhimit të Kredive dhe ESG në BKT Kosova, mori pjesë në panelin “Strategjitë e Biznesit të Qëndrueshëm dhe Faktorët Politik për një të Ardhme Më të Gjelbër.” Gjatë diskutimeve, ajo ndau përvojën dhe strategjitë e bankës në promovimin e politikave dhe praktikave që mbështesin mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e një të ardhmeje më të gjelbër.
BKT Kosova është e angazhuar vazhdimisht në mbështetjen e iniciativave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.