BKT Kosova iu bashkua edhe këtë vit Mini-Maratonës Humanitare “Vrapo Babadimër”, të organizuar nga OJQ Projekti 5cent, iniciativë kjo që tashmë është kthyer në një angazhim të vazhdueshëm të Bankës ndër vite. Aktiviteti synon mbështetjen e fëmijëve të shtruar në Repartin e Onkologjisë në QKUK, si dhe familjeve në nevojë.
Përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme në iniciativa të tilla, BKT Kosova dëshmon përkushtimin e saj për të kontribuar në komunitetin ku vepron, duke qenë gjithmonë përkrahëse e kauzave humanitare dhe solidaritetit shoqëror.
Na Shkruaj
Na Gjej
