Prishtinë, 8 shtator 2023 – Në këtë ditë të rëndësishme, BKT Kosova me krenari i bashkohet urimit për përzgjedhjen e Republikës së Kosovës si nikoqire e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030. BKT Kosova, me këtë rast rikonfirmon edhe një herë mbështetjen e saj si Sponsor Platinum i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Përzgjedhja e Republikës së Kosovës si vendi nikoqir i Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030 është arritje e jashtëzakonshme, dhe vë në pah përkushtimin kombëtar për unitet, atletikë dhe shkëmbim kulturor brenda rajonit. Kjo ngjarje monumentale ka një rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës. Kosova është një shtet i ri dhe tashmë ka fituar tri medalje të arta olimpike. Suksesi i sportistëve kosovarë ka bërë jehonë në mbarë botën dhe sporti po bëhet me shpejtësi eksporti më i suksesshëm i Kosovës, andaj kjo arritje historike sot na bën ne, BKT Kosova, krenarë të jemi pjesë e historive të reja të suksesit edhe në vitet në vijim.

Përtej sportit, ky event prestigjioz premton avantazhe të rëndësishme për vendin dhe qytetarët e tij. Mbajtja e Lojërave Olimpike Mesdhetare në Kosovë do të stimulojë rritjen ekonomike, turizmin dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkomëtare.

Mbështetja e palëkundur e BKT Kosova për KOK është dëshmi e përkushtimit të saj për të nxitur përsosmërinë, gjithpërfshirjen dhe shpirtin e komunitetit. Duke mbështetur iniciativat si kjo, të cilat promovojnë sportin dhe bashkëpunimin ndërkulturor, BKT Kosova luan rol kyç në avancimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

“BKT Kosova uron përzgjedhjen e Republikës së Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës si nikoqire e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030. Kjo ngjarje e rëndësishme jo vetëm që nderon historinë e kombit, por gjithashtu hap rrugë të reja për një të ardhme të mbushur me prosperitet dhe unitet. Ne jemi krenarë të qëndrojmë në krah të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të mbështesim këtë rrugëtim që padyshim do të sjellë përfitime të rëndësishme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, tha z. Suat Bakkal, CEO dhe Anëtar Bordi i BKT Kosova.

Në këtë moment krenarie për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030, BKT Kosova rikonfirmon qëndrimin e saj për të kontribuar më tej në zhvillimin dhe promovimin e sportit dhe të vendit në nivelin më të lartë. Ne besojmë fuqishëm se përmes partneritetit tonë me Komitetin Olimpik të Kosovës, do të kemi ndikim te lartë për të forcuar, përmirësuar dhe krijuar një efekt afatgjatë dhe pozitiv në shoqëri si dhe në përfaqësimin e Kosovës në arenat më të mëdha botërore.

Duke mbështetur Komitetin Olimpik Kombëtar të Kosovës, ne mbështesim liderët në sport, dhe meqenëse jemi lider në shumë fusha të tregut financiar në vend – Liderët Gjithmonë Mbështesin Liderët!

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android