Prishtinë – 18 gusht, 2021 – Në mesin e organizatave dhe drejtuesve më të suksesshëm në mbarë botën BKT Kosova u vlerësua me çmimin Bronze Stevie® në kategorinë ‘Kompania e Vitit’ dhe Z. Suat Bakkal CEO i BKT Kosova, u vlerësua me çmimin Gold Stevie® në kategorinë ‘Ekzekutivi i Vitit’ në 18 vjetorin e International Business Awards®.
International Business Awards është programi kryesor i çmimeve të biznesit në botë. Të gjithë individët dhe organizatat në mbarë botën- publike dhe private, fitimprurëse dhe jofitimprurëse, të mëdha dhe të vogla – kanë të drejtë të paraqesin kandidimet e tyre.
Mijëra nominime nga organizatat midis 70 vendeve më të zhvilluara dhe pothuajse në çdo industri kanë paraqitur këtë vit kandidimet për International Business Awards® në një gamë të gjerë kategorish. Më shumë se 260 drejtues në të gjithë botën morën pjesë në procesin e gjykimit për të përcaktuar fituesit e Çmimit Stevie të Artë, të Argjendtë dhe të Bronztë.
“Është nder i veçantë të vlerësohemi me çmimet prestigjioze ndërkombëtare si “Kompania e Vitit” dhe “Ekzekutivi i Vitit” nga International Business Awards®, nga mijëra nominime nga organizata të ndryshme në mbarë botën “, tha z. Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i BKT Kosova.
“Këto çmime flasin shumë për përpjekjet dhe punën e palodhur të ekipeve tona. Çmime të tilla janë rezultat i arritjeve të dukshme përmes punës në ekip, dhe unë do të doja të falënderoj gjithësecilin për punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin për marrjen e çmimeve të tilla prestigjioze globale. Është një nder të vlerësohesh me çmime të tilla, që janë njohje e një modeli të suksesshëm të biznesit Bankar të sjellë në Kosovë.
Një njohje e tillë është një dëshmi për performancën tonë financiare, rritjen tonë të jashtëzakonshme, përfitueshmërinë e qëndrueshme, zgjerimin e madh në gamën e produkteve dhe reagimin inovativ ndaj pandemisë që siguroi vazhdimësinë e biznesit duke vazhduar të mbështesë klientët dhe punonjësit për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre”, shtoi z. Suat Bakkal.
BKT Kosova ka qenë një pioniere në zbatimin e produkteve dhe shërbimeve të shumta në tregun e Kosovës, duke përfshirë: Hapjen e Llogarisë Dixhitale, Kredinë Dixhitale, Kredinë përmes palëve të treta, dhe platformën Smart Invest. Të gjitha këto kanë synim arritjen e qëllimit kryesor të bankës, i cili është të jetë pranë klientëve në çdo mënyrë që ata preferojnë, qoftë fizikisht apo në distancë, duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve dhe zgjidhjeve bankare. Modalitetet e reja bankare të prezantuara gjatë dy viteve të fundit do t’i shërbejnë bankës jashtëzakonisht për të arritur objektivat e saj të rritjes dhe zhvillimit gjatë vitit 2021 dhe viteve në vijim.
Detajet në lidhje me Çmimet Ndërkombëtare të Biznesit dhe listat e fituesve të Çmimit Stevie janë në dispozicion në www.StevieAwards.com/IBA.
Rreth Çmimeve Stevie
Çmimet Stevie jepen në tetë programe: Çmimet Stevie të Azisë-Paqësorit, Çmimet Gjermane Stevie, Çmimet Stevie të Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, The American Business Awards®, The International Business Awards®, Çmimet Stevie për Gratë në Biznes, Çmimet Stevie për Punëdhënësit e Mëdhenj dhe Çmimet Stevie për Shitjet dhe Shërbimin ndaj Klientit. Konkurset e Çmimeve Stevie marrin më shumë se 12,000 nominime çdo vit nga organizata në më shumë se 70 kombe. Duke nderuar organizatat e të gjitha llojeve dhe madhësive dhe njerëzit pas tyre, çmimet Stevie njohin shfaqjet e jashtëzakonshme në vendin e punës në të gjithë botën. Mësoni më shumë rreth Çmimeve Stevie në www.StevieAwards.com.