Prishtinë, Kosovë 01 dhjetor 2021 – BKT Kosova ka arritur edhe një moment historik. Është vlerësuar “Banka e Vitit 2021 në Kosovë” për të dytin vit radhazi nga revista prestigjioze financiare “The Banker” -pjesë e grupit ‘Financial Times’.

Ngjarja e ndarjes së çmimeve nga The Banker, u zhvillua përmes ceremonisë virtuale të ndarjes së çmimeve më 01 dhjetor 2021.

Ky çmim vjen në vazhdën e disa çmimeve dhe mirënjohjeve të marra kohët e fundit, duke reflektuar performancën e shkëlqyer të BKT Kosova, fuqinë në rritje dhe ndikimin në peizazhin financiar në mbarë Kosovën.

Duke komentuar për çmimin, z. Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv në BKT Kosova, thotë, “BKT Kosova është e nderuar që merr çmimin “Banka e Vitit në Kosovë” për të dytin vit radhazi. “Ky çmim është simbol i të gjitha përpjekjeve, motivimit dhe punës së madhe të bërë nga kolegët e mi në të gjitha nivelet në organizatën tonë. Është e mrekullueshme të shohësh punën ekipore dhe bashkëpunimin në të gjithë bankën me punonjësit tanë të fokusuar për t’u ofruar klientëve shërbime të jashtëzakonshme dhe produkte inovative të lehta për t’u përdorur”

Ai më tej shtoi se “BKT Kosova është gjithmonë e gatshme të bëjë çdo përpjekje për të zhvilluar zgjidhje bankare pioniere që përmbushin pritshmëritë e klientëve tanë të çmuar duke ndërtuar një mjedis të integruar dixhital që u ofron atyre një përvojë unike bankare”.

Banka ka ndjekur strategjinë e mbështetjes së ekonomisë së Kosovës, me përshpejtimin e shumëllojshmërisë së plotë të zgjidhjeve bankare digjitale, si për biznese ashtu edhe për individë. BKT Kosova ka qenë pioniere në implementimin e produkteve dhe shërbimeve të shumta në tregun e Kosovës, duke përfshirë: Hapjen e Llogarisë Dixhitale, Kredinë Dixhitale, Kredinë përmes palëve të treta, platformën Smart Invest dhe teknologjinë QR Payment. Të gjitha këto kanë synim arritjen e qëllimit kryesor të bankës, i cili është të jetë pranë klientëve në çdo mënyrë që ata preferojnë, qoftë fizikisht apo në distancë, duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve dhe zgjidhjeve bankare.

Linku: https://bankoftheyearawards.com/bkt/

Rreth The Banker:

The Banker ka qenë burimi i besueshëm i informacionit bankar që nga viti 1926. The Banker me të njëjtin reputacion për saktësi, autoritet dhe integritet, ka udhëtuar nëpër më shumë se 90 vjet të mbulimit bankar nga Rrëzimi i Wall Street i vitit 1929 deri në krizën financiare të vitit 2008. The Banker përpiqet të inkurajojë dhe informojë, duke ofruar një pamje unike përmes një game të gjerë të lajmeve, veçorive, analizave dhe intervistave dhe duke trajtuar të gjitha çështjet e rëndësishme me të cilat përballet sektori financiar.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android