Bordi i Drejtorëve

Serdar Sümer ka një diplomë në Administrim Biznesi nga Fakulteti i Shkencave Politike i Universitetit të Ankarasë. Ai përfundoi masterin e tij në Administrim Biznesi në Kolegjin e William dhe Mary në Virxhinia, SHBA, dhe në Prill 2011, mori një doktoraturë në bankim në Institutin e Bankave dhe Sigurimeve të Universitetit Marmara. Sümer është një Menaxher i Çertifikuar i Riskut Financiar (FRM) dhe Kontabilist Publik i Çertifikuar. Ai e filloi karrierën e tij në 1996 si një Auditor Bankar i Betuar. Nga 2008 në 2014, ai shërbeu si Zëvendës President Ekzekutiv i Manaxhimit të Filialeve dhe Tregjeve të Kapitalit në Aktif Bank. Pasi punoi si një ekzekutiv në një kompani udhëheqëse të industries së investimeve, Sümer u kthye në Aktif Bank në 2015 për të marrë rolin e Kryeshefit Ekzekutiv dhe deri në fund të vitit 2020 ai shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Bankës dhe Anëtar i Bordit. Që nga viti 2021 Sümer punon si Anëtar i Bordit të Çalık Holding, Aktif Bank dhe Filialet ALBtelecom, BKT dhe Yepaş.

Z. Seyhan Pencablıgil, i laureuar si B.A. në Administrim Biznesi dhe si M.A. në Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti i Bosforit në Turqi dhe M.Sc. në Financë nga Universiteti i Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar, është një bankier me përvojë, me një eksperiencë të gjatë si drejtues. Ai ka kryer studimet e doktoraturës për Filozofi pranë Universitetit të Sofies në Bullgari. Z. Pencablıgil ka punuar në pozicione të ndryshme në Kentbank, si Nëndrejtor i Përgjithshëm për Depozitat-Thesarin dhe Nëndrejtor i Përgjithshëm për Bankingun Ndërkombëtar. Z. Pencablıgil është Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-ës që prej Tetorit të vitit 2000, Kryetar Nderi i Komitetit Kombëtar në Dhomën Ndëkombëtare të Tregtisë – ICC Albania, Kryetar i “Albania Leasing Sh.a.”, Kryetar i Dhomës Shqiptaro – Turke të Tregtisë dhe Industrisë dhe Anëtar Alternativ i Bordit të Drejtorëve të Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (WSBI). Në të kaluarën Z. Pencablıgil ka mbajtur pozicione të tjera si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Anëtar i Bordi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Në vitin 2012, Z. Pencablıgil është zgjedhur si “Drejtori i Përgjithshëm i Vitit në Europë” nga revista prestigjioze “EMEA Finance”. Ndërsa së fundmi është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Z. Galip Tözge është laureuar nga Departamenti i Ekonomiksit në Universitetin e Marmarasë dhe ka kryer MBA në Universitetin e Misurit në SHBA. Z. Tözge e ka filluar karrierën e tij bankare në vitin 1993 pranë Citibank dhe më pas në vitin 2002 i është bashkuar “Akbank T.A.Ş.”. Ai ka punuar për 12 vjet në Akbank dhe për kompani të tjera të zotëruara nga Akbank duke shërbyer në poste drejtuese kryesore të ndryshme, përfshirë këtu edhe si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Akbank dhe Anëtar Bordi i “Ak Portföy Yönetimi A.Ş.” dhe “Ak Yatırım Menkul Değerler A.Ş.”. Në vitin 2015, ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i “Aktif Yatırım Bankası A.Ş.” dhe aktualisht shërben edhe si President i Grupit të Bankingut të “Çalık Holding A.Ş.”. Z. Tözge iu bashkua Bordit të Drejtorëve të BKT-ës në Shkurt 2017.

Z. Abdurrahman Balkiz u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative në Universitetin Çukurova në Turqi. Ai ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar. Karriera e tij filloi në vitin 1992 si Auditor Ndihmës në Türk Ticaret Bankası A.Ş. Nga viti 1995 deri në vitin 1996, ai u emërua Auditor Ndihmës në Bankën Arabe-Turke në Turqi. Pas kësaj, ai u bashkua me Kentbank A.S në Turqi si Auditor, pastaj si Auditor i Lartë nga 1996-2000. Që nga viti 2000, zoti Balkiz iu bashkua BKT Shqipëria si Udhëheqës i Grupit të Auditimit të Brendshëm, deri në fund të vitit 2006. Më pas ai u emërua Udhëheqës i Grupit të Operacioneve në BKT Shqipëri, deri në fund të vitit 2013. Nga fillimi i vitit 2014 deri në vitin 2018, ai u emërua si Menaxher i Vendit të BKT Kosova Sh.A. Në vitin 2018, ai u emërua Anëtar i Bordit të Drejtorëve në BKT Kosova Sh.A.

Z. Mert Turgut Çalık u diplomua në Departamentin e Menaxhimit të Marketingut në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar, në Korrik 2019. Në Qershor 2015, Z. Çalık përfundoi Kursin e Themelimit të Bizneseve në Bellerbys College, në Londër, Mbretëria e Bashkuar. Ai filloi karrierën e tij profesionale që nga viti 2011, duke punuar në role të ndryshme për Gap Construction (Gap İnşaat) në Projektin “Metropol Instanbul”, Çalık Holding në departamentet e Financave dhe Kontrollit dhe GRUPM në Departamentin e Marketingut. Z. Çalık shërben si ekspert financiar në Gap Southeast Textiles (Çalık Denim Tekstil) që nga viti 2012, ndërsa ai është Nënkryetar i MTH Technologies. Në vitin 2019, ai u emërua si Anëtar i Bordit në Secom Turkey dhe E-Kent, ndërsa në Qershor 2020 ai iu bashkua Bordit të Drejtorëve të BKT Kosova.

Z. Suat Bakkal ka diplomuar dhe ka magjistruar në Universitetin Bogazici në Turqi dhe ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar. Eksperiencën e tij e filloi në vitin 2008, si Menaxher i Marketingut të Korporatave në Aktif Bank. Nga viti 2013 deri në vitin 2014, u emërua në pozitën e Menaxherit të Bankingut të Korporatave, ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2015 ai u emërua në pozitën Menaxher i Degës Kryesore të Aktif Bank. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, Z. Bakkal u emërua në detyrën e Drejtuesit të Marketingut të Korporatave. Ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2018, u emërua anëtar i Bordit të Inovaban – Konsulence Financiare dhe Inovative A.S. Në vitin 2018, ai u emërua në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në BKT Kosova SH.A., dhe poashtu Anëtar Bordi. Aktualisht Z. Bakkal është Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Aktif Asset Management në Turqi.

Z. Mehmet Usta ka lindur në vitin 1950 dhe është diplomuar në Departamentin e Ekonomisë dhe Financës pranë Akademisë së Shkencave Ekonomike dhe Tregtare të Eskişehir-it. Ai ka një përvojë të gjatë pune 40 vjeçare në sektorin bankar. Pas eksperiencës së tij si auditor i brendshëm dhe drejtues në Anadolu Bank gjatë viteve 1979 – 1987, ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese pranë Emlak Bank si në Turqi ashtu edhe jashtë vendit gjatë viteve 1987- 1994. Më pas, gjatë periudhës 1994 – 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe anëtarit të Bordit pranë Banque du Bosphore me qendër në Paris. Në prill të vitit 2008 Z. Usta u bë pjesë e AktifBank si nënkryetar i Bordit Drejtues. Që nga korrik i vitit 2009 dhe në vazhdim, Z. Usta gjithashtu mban pozicionin e Kryetarit të Bordit Drejtues të BKT, një njësi në varësi të Çalık Holding me veprimtari në Shqipëri. Ai ka qenë Kryetari i Bordit Drejtues të BKT Kosovë gjatë periudhës Maj 2018-Prill 2022.
Z. Usta ka qenë Anëtar i Bordit Drejtues pranë Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (World Savings Banks Institute, WSBI) me seli në Bruksel që nga maji i vitit 2012 deri në dhjetor 2023. Që prej marsit 2015 dhe në vazhdim, Z. Usta ushtron postin e Kryetarit të Bordit pranë njësive në varësi të Aktifbank, UPT Ödeme Hizmetleri A.Ş. dhe Sigortayeri Sigorta ve Reasürans Brokerlik A.Ş.

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android