BKT tani ju ofron mundësinë e kryerjes së transaksioneve të Deponimit të parave përmes të gjitha zyrave të vllesapagesa të autorizuara nga BKT Kosova.

Duke deponuar mjetet në llogari përmes zyreve të vllesapagesa, klientët mund të bëjnë gjithashtu pagesën e kartës së kreditit dhe të kredisë në mënyrë automatike.

Klientët rezidentë – duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim dhe të kenë telefonin me vete pasi do të pranojnë Fjalëkalimin për një përdorim (FNP), për të realizuar transaksionin e Deponimit.

Klientët jo-rezidentë – duhet jenë të pajisur me Pasaportë,  numër klienti pranë BKT Kosova dhe të kenë telefonin me vete pasi do të pranojnë Fjalëkalimin për një përdorim (FNP), për të realizuar transaksionin e Deponimit.

Transaksioni ka komision sipas çmimores së BKT-së në fuqi dhe është i njëjtë me komisionin e deponimit në degët e BKT Kosova.

Ky shërbim ofrohet vetëm për klientët individualë për deponime në llogari personale dhe përjashton deponimet nga  palët e treta dhe çdo transaksion në llogari biznesi.

Shënim: Në të ardhmen do të ofrohet edhe mundësia e tërheqjes së parave në degët e vllesapagesa.

*Limiti maksimal ditor i deponimit është 5,000 EUR

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android