Në menynë Kalim Pagash përfshihet veçoria e re e përpunimit të pagave nën menynë kryesore të shërbimeve të ofruara.

Procesimi i të gjitha pagesave të listës së pagave kurrë nuk ka qenë kaq i lehtë dhe efikas. Business e-Banking ofron lehtësimin e kryerjes së pagesave të pagave me shumicë pa ndonjë proces kompleks. Karakteristikat dhe përfitimet kryesore të këtij shërbimi përfshijnë mundësinë e kryerjes së pagesave të shumta në të njëjtën kohë, gjë që kërkon më pak kohë se një seri transaksionesh individuale. Menuja është dedikuar vetëm për procesimin e pagave.

Me këtë veçori të re, bizneset do të mund të kalojnë të gjitha pagat e punonjësve në grup përmes Internet Banking dhe informacioni në pasqyrën e llogarisë së klientit do të përbëhet nga informacione veçmas për çdo pagë të përpunuar. Shërbimi përbëhet nga nënkategoritë e mëposhtme:

o             Transferimi i listës

o             Menaxhimi i të dhënave

o             Aprovimi i pagave

o             Listat e miratuara

Video udhëzuese pë kalimin e pagave

Për transferimin e pagave, klienti duhet të përgatisë një format excel (i disponueshëm për download në BEB) që duhet të jetë në përputhje me karakteristikat dhe validimet e përcaktuara nga banka.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android