Pjesëmarrësit në Kampanjë:
Të gjitha kartat VISA: Kartat e debitit VISA Electron si dhe kartat e kreditit VISA Classic dhe VISA Gold të lëshuara nga BKT.
Transaksionet e vlefshme për pjesëmarrje në kampanjë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Kartëmbajtësit të cilët posedojnë karta VISA dhe dëshirojnë të jenë pjesë e kampanjës duhet të dërgojnë një SMS mesazh në numrin 50066 për regjistrim. Mesazhi i regjistrimit do të jetë: BKT dhe numri juaj personal.
- Data e kryerjes së transaksioneve duhet të jetë brenda afatit të përcaktuar nga 11 Qershor 2020 deri më 31 Korrik 2020.
- Gjatë periudhës së kampanjës, kartëmbajtësi duhet të kryej së paku 2 blerje online (transaksione e-commerce) dhe shuma kumulative minimale e të gjitha transaksioneve të realizuara gjatë periudhës së kampanjës duhet të jetë 50 Euro, në mënyrë që kartëmbajtësi të shpërblehet.
- Pjesëmarrja është në nivel klienti dhe jo karte. Vetëm një kartë mund të përfitojë nga kampanja edhe pse klienti mund të posedojë 2 ose më shumë karta Visa.
- Në rastin kur nga i njejti klient kemi 2 e më shumë karta Visa fituese, karta fituese do të jetë karta e cila ka përfituar cash back më të madh.
- Kartëmbajtësi do të rimbursohet me 5% të shumës së shpenzuar gjatë blerjeve online, maksimumi i shumës së fituar mund të jetë 10 Euro.
- Të vlefshme konsiderohen transaksionet e-commerce të kryera në web site mbrenda dhe jashtë Kosovës.
Kohëzgjatja e Kampanjes nga 11 Qershor deri më 31 Korrik 2020
Na Shkruaj
Na Gjej