BKT Kosova në partneritet me Projektin GROW (Green Recovery and Opportunity Window) i zhvilluar dhe financuar nga MCC (Millennium Challenge Corporation) dhe MFK (Millennium Foundation Kosovo) do të ofrojë trajnime për klientët e biznesit, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme që planifikojnë të investojnë në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.

Për bizneset të cilat shprehin interesim për të investuar në energji të ripërtërishme ose efiçiencë të energjisë, ekipi teknik i projektit GROW do të vazhdojë asistencën e personalizuar për nevojat e atij biznesi, ndërsa financimi do të bëhet nga BKT Kosova.

Të gjitha bizneset që duan të bëjnë këtë investim, BKT Kosova do ti mbështes përmes kredisë bankare e dizajnuar në atë mënyrë që rrjedha e parasë në biznes të mbetet e paprekur.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android