BKT Kosova në mbështetje të Kooperativës Bujqësore KRUSHA

Më 8 mars 2021, BKT Kosova përkrahu hapjen dhe funksionimin e fabrikës të re të Kooperativës Bujqësore KRUSHA, mbështetje kjo që e ndihmoi rritjen e kapaciteteve prodhuese, si dhe krijoi kushte më të mira të punës për gratë e Krushës. Kooperativa Bujqësore Krusha tani është një biznes i suksesshëm, i drejtuar 100% nga gratë. Kjo kooperativë tashmë shtrinë veprimtarinë e saj jo vetëm në vend, por eksporton edhe në disa vende evropiane. Historia e Kooperativës Krusha është e lidhur ngusht me fuqinë e grave të Krushës së Madhe, një histori frymëzuese e mbijetesës, guximit, solidaritetit dhe fuqizimit ekonomik të grave. Zonja Fahrije Hoti, bashkë me gratë tjera të Krushës, i kanë hapur dyert e fabrikës së re, duke vazhduar ta japin një kontribut të pashembullt në fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android