“Linja e Jetës”

BKT Kosova për të dytin vit radhazi në mbështetje të “Linja e Jetës” – qendrës së parë të thirrjeve për parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovë.

“Linja e Jetës” ofron shërbime jetike të emergjencës pa pagesë për ata në nevojë. Krahas vullnetarëve të përkushtuar, qendra e thirrjeve operon me mbikëqyrës aktivë që ofrojnë udhëzime dhe mbështetje.

Vullnetarët fokusohen në teknikat e de-eskalimit dhe ofrojnë mbështetje emocionale për të ndihmuar telefonuesit të vlerësojnë situatat e tyre në mënyrë racionale. Pas përfundimit të çdo telefonate, vullnetarët lidhin telefonuesit me psikoterapeutë dhe psikiatër të besuar për ndihmë afatgjate.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android