KOK iu bashkua fushatës “Kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i është bashkuar sot fushatës njëmuajshe “Kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. KOK organizoi aktivitet në platon para sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me ç’rast fëmijë të ndryshëm praktikuan sported e atletikës, mundjes dhe karatesë. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila përmes një konference për media hapi fushatën.

Fëmijët veshën fanella me mbishkrimin “Mos hesht! Parandalo trafikimin me njerëz!” Gjatë këtij muaji pritet të organizohet edhe një aktivitet i përbashkët, siç është turneu i futbollit.

BKT, ne jemi gjithmonë këtu!

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android