Ky shërbim inovativ ofrohet nga Banka Kombëtare Tregtare Kosovë sh.a. për klientët e saj të biznesit, me qëllim lehtësimin dhe sigurimin e procesit të deponimit të mjeteve monetare. Transaksioni realizohet përmes një Kodi Unik, i cili gjenerohet nga sistemi Business E-Banking dhe i dërgohet përdoruesit të autorizuar të biznesit. Kodi unik mundëson identifikim të saktë të transaksionit dhe lidhjen e tij me llogarinë përkatëse të biznesit, duke eliminuar nevojën për përdorimin e kartave fizike. Kjo metodë ofron:
- Siguri të lartë në procesin e deponimit
- Shpejtësi dhe efikasitet në kryerjen e transaksioneve
- Kontroll për çdo deponim të realizuar
Shërbimi është i përshtatshëm për biznese që delegojnë deponimin e mjeteve monetare tek punonjës të autorizuar, duke reduktuar kompleksitetin e operacioneve ditore.
Për të aktivizuar këtë veçori në ATM-të e Bankës Kombëtare Tregtare sh.a, ju lutemi vizitoni degën më të afërt për të përfunduar konfigurimin e nevojshëm.
