Depozita e Gjelbër!
Ruj Paret, Ruj Ambientin, me interes Qaty për Qaty!
Depozita e Gjelbër është produkt i veqantë i pari i këti lloji në tregun Bankar të Kosovës i bazuar në parimet për transformimin dhe integrimin e kritereve të mjedisit, sociale dhe të qeverisjes korporatave – ESG.
Duke kursyer mençur përmes Depozitës së Gjelbër, ju kurseni dyfish. Investoni në teknologjitë e gjelbra dhe kështu reduktoni konsumin e energjisë, rrisni standardin e jetesës, dhe kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit, të gjitha këto duke përfituar interesin tuaj menjëherë.
Investime të cilat janë të pranueshme për t’u kualifikuar për Depozitën e Gjelbër:
- Izolim
- Dritare dhe Dyer
- Kaldajë/Boilerë
- Pompa nxehëse
- Kolektore solar për ujë të nxehtë
- Sisteme fotovoltaike
- Ndriçim
- Ventilim
- Kondicionerë
- Frigoriferë dhe ngrirës
- Rezervuar akumulues për ujë të ngrohtë
Këto kushte ofrohen për depozita të reja në vlerë prej 10,000 EUR dhe më shumë.
Shembull:
Depozita AVANS | Depozita AVANS | Depozita AVANS | |||||
Periudha kohore | 1 Vit | Periudha kohore | 1 Vit | Periudha kohore | 1 Vit | ||
Shuma | 10,000 | Shuma | 50,000 | Shuma | 100,000 | ||
Norma vjetore e interesit | 2.50% | Norma vjetore e interesit | 2.50% | Norma vjetore e interesit | 2.50% | ||
Norma Efektive | 2.56% | Norma Efektive | 2.56% | Norma Efektive | 2.56% | ||
Bruto interesi I fituar | 250 | Bruto interesi I fituar | 1,250 | Bruto interesi I fituar | 2,500 | ||
Taksa 10% | 25 | Taksa 10% | 125 | Taksa 10% | 250 | ||
Neto interesi i fituar | 225 | Neto interesi i fituar | 1,125 | Neto interesi i fituar | 2,250 |
Shuma e interesit neto e kredituar në llogarinë tuaj mund të përdoret vetëm pasi që ju dëshmoni për shpenzimin / investimin e realizuar, përmes transfertës bankare, kuponit fiskal apo profaturës.
Interesi dhe tatimi në burim:
Mbi interesin bankar të ofruar nga Banka, do të mbahet përqindja e tatimit në burim mbi interesin bankar, e miratuar me ligj dhe e aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.