BKT Kosova, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, vazhdoi iniciativën e saj humanitare për dhurimin e gjakut, një traditë shumëvjeçare e Bankës.
Me një pjesëmarrje të lartë të stafit në këtë aktivitet, BKT Kosova edhe këtë vit tregoi shembullin e vullnetit të mirë dhe solidaritetit ndaj njerëzve në nevojë. E organizuar për herë të dytë brenda vitit, kjo iniciativë kontribuon në shpëtimin e jetëve si pjesë e programit të përgjegjësisë sociale të bankës, duke fuqizuar parimin “Kontribuoni në shoqëri” dhe theksuar angazhimin e BKT Kosova në mbështetje të aktiviteteve bamirëse.
Dhuro gjak, shpëto jetë!
Na Shkruaj
Na Gjej