CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 70% të kryegjësë së kredisë.
- Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 30%
- Tipi i garancisë: Revolvues.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA GROW?
Kreditë që mund të përfitojnë nga skema garantuese GROW duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro.
- Shuma maksimale e kredisë është deri në 3,000,000 euro.
- Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është deri në 7,000,000 euro.
- Shuma maksimale e ekspozimit të garancisë është 1,000,000 euro.
- Maturiteti i kredisë së garantuar deri 120 muaj.
- Qëllimi i kredisë ti dedikohet investimit në efiçiencën e energjisë dhe energjisë së ripërtrishme në shkallë të vogël (erë, diellore, biomasë ose energji gjeotermale) deri në 400 kW.
CILAT JANË PËRFITIMET?
Për NMVM-të
- Rritje e qasjes në financa.
- Ndikim i ulët në mjedis.
- Zvogëlim i faturave të energjisë elektrike.
- Kushte më të favorshme të kredisë.
- Potencialisht norma preferenciale të interesit.
- Reduktim i kolateralit.
- Qëndrueshmëri e biznesit.
Për Institucionet e Regjistruara Financiare
- Ulje e kostos së rrezikut.
- Lirimi i kapitalit.
- Mbulimi i humbjeve në tërësi.
- Ulje e rrezikut kreditor.
- Rritja e shumës maksimale të garancisë.
- Rritje e portofolit kreditor.
- Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.
*Sida dhe FKGK kanë nënshkruar marrëveshje të rigarancisë për dritaret: Eksport, GROW dhe Gratë në Biznes.
LEXO ME SHUME: growkosovo.com
Na Shkruaj
Na Gjej
