Global Business Review Magazine Awards është një platformë për të nderuar dhe shpërblyer përsosmërinë e kompanive në sektorë të ndryshëm. Performanca e jashtëzakonshme e kompanive në sektorin e Bankës, Financave, Sigurimeve, Pasurive të Paluajtshme, Lidershipit, Teknologjisë njihen të gjitha përmes çmimeve. Duke njohur dhe pranuar lojtarët kryesorë që janë përpjekur për përsosmëri, këto çmime promovojnë dhe inkurajojnë performancën cilësore. Rëndësia e ofrimit të shërbimit të jashtëzakonshëm duke shpërblyer performancat dhe duke vlerësuar njohjen globale është synimi I këtyre çmimeve.

Ky çmim është një mirënjohje për natyrën inovative të produkteve, shërbimeve dhe zgjidhjeve të ofruara nga BKT Kosova. Orientimi i bankës drejt dixhitalizimit siguroi një rritje dramatike të shifrave financiare si dhe rritje të kënaqësisë së klientëve. Vëllimet e biznesit, numrat e transaksioneve, të ardhurat dhe cilësia e shërbimit, të gjitha bashkë shënuan rritje të konsiderueshme gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Hapja e Llogarisë Dixhitale, Kredia Dixhitale, Kredia përmes palëve të treta, partneritetet e zgjeruara të biznesit dhe platforma Smart Invest përbëjnë vetëm disa nga zgjidhjet më inovative që BKT Kosova ka nisur gjatë vitit 2020. Të gjitha këto kanë synim arritjen e qëllimit kryesor të bankës, i cili është të jetë pranë klientëve në çdo mënyrë që ata preferojnë, qoftë fizikisht apo në distancë, duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve dhe zgjidhjeve bankare. Modalitetet e reja bankare të prezantuara gjatë dy viteve të fundit do t’i shërbejnë bankës jashtëzakonisht për të arritur objektivat e saj të rritjes dhe zhvillimit gjatë vitit 2021 dhe viteve në vijim.

Përveç këtij çmimi, Global Business Review Magazine vlerëson Kryeshefin Ekzekutiv të bankës “CEO bankar i vitit në Kosovë 2021” – Z. Suat Bakkal.

Linku për shpërblimet: https://grbizm.com/awards-2021/

Rreth Global Business Review Magazine:

Global Business Review Magazine është një revistë Online që përqendrohet në përditësimet dhe informacionet rreth tregjeve në zhvillim, Financë, Banka, Teknologji. Global Business Review ofron lajme, tipare, analiza, komente dhe intervista nga industria anembanë globit. Global Business Review i çon lexuesit e saj në një turne provokues dhe mendues të biznesit dhe industrive të tjera. Lexuesve u ofrohet çelësi i suksesit, portrete të arritjeve, këshilla të ekspertëve. Ekipi i tyre përpiqet shumë dhe vizualizon për të krijuar një markë globale për njerëzit e ditur të Financave dhe Teknologjisë dhe synon të krijojë një audiencë të ngrohtë në treg (www.grbizm.com)

Rreth BKT Kosova:

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrje, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, prandaj, Banka vazhdimisht miraton zhvillimet më të fundit teknologjike në botën financiare duke investuar në trendet më të fundit. BKT Kosova ofron shumicën e produkteve të saj në të dy mënyrat, përmes rrjetit të saj të zgjeruar fizik dhe përmes platformave më të fundit në internet (www.bkt-ks.com).

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android