Implementohet Sistemi i ri i Pagesave Ndërbankare në Bankën Qendrore të Kosovës

Ju njoftojmë që duke filluar nga data 1 korrik 2016, sistemi ekzistues i pagesave në BQK është zëvendësuar me sistemin e transferit automatik të projektuar sipas standardeve të fundit të fushës së sistemit të pagesave (ISO 20022), me teknologjinë më bashkëkohore që e bënë Kosovën njërin ndër vendet e para që implementon këtë standard.

Krahas implementimit të sistemit të ri të pagesave që nga data 30 qershor 2016, gjithashtu ka filluar edhe aplikimi i IBAN-it edhe për pagesat vendore që do të ndikojë në unifikimin dhe standardizimin e procesit të kontrollit të vlefshmërisë së llogarive bankare.

IBAN përbëhet nga numri ekzistues i llogarisë 16 shifrorë duke i shtuar në fillim një kod katër shifëror-XK05, ku dy shifërat e para identifikojnë Republikën e Kosovës në sistemin e pagesave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Për të gjitha llogaritë e klientëve do të gjenerohet IBAN -i që korrespondon me llogarinë respektive.

Për informata më të detajuara, ju lutem referohuni në linkun e më poshtëm:

http://www.bqk-kos.org/

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android