BKT në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare të pagesave Mastercard dhe VISA, ofron për ju MASTERCARD STANDARD / GOLD dhe VISA CLASSIC / GOLD dhe VISA PLATINUM.
Me kartelat e kreditit MasterCard dhe VISA stili juaj i pagesave do të ndryshojë. Ju do të gjeni një mbështetje financiare kudo që ndodheni dhe në çdo kohë.
Ne ofrojmë pagesa të shpejta dhe të sigurta për shpenzimet tuaja, pa qenë nevoja të shlyeni në moment borxhin tuaj.
Me kartelat e kreditit mund të blini pa komision në të gjithë botën në çdo POS (pikë shitjeje), në Internet, si dhe mund të tërhiqni kesh në çdo ATM ku shihni logon VISA dhe MasterCard.
Përparësitë e Kartelës së Kreditit
- E lehtë në përdorim gjatë pagesave të shpejta të blerjeve të kryera
- Mundësi e pagesës me këste deri në 24 muaj me 0% interes (sipas marrëveshjes me tregtarë)
Pagesat me këste me kartele krediti te BKT | 50.00 € |
Norma e Interesit | 0% |
Norma Efektive e Interesit | 0% |
Periudha kohore | 24 muaj |
Vlera totale që duhet paguar deri në fund të periudhës | 50.00 € |
- Linjë krediti Revolving, mundësi pagese të një pjese të detyrimit (minimumi 15%)
- E përdorshme në të gjitha ATM-të dhe POS-et në të gjithë botën aty ku shikoni logon e MasterCard dhe VISA, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
- Komision 0% për blerjet në POS brenda vendit, jashtë vendit dhe në Internet
- Ideale për rezervime biletash udhëtimi, hotelesh, veturave, etj.
- Kontrolloni shpenzimet tuaja dhe verifikoni çdo transaksion të kryer
- Këto karta janë të pajisura me teknologjinë më të fundit të ruajtjes së informacionit CHIP & PIN
Përdorimi i Kartelës së Kreditit
Kartela e kreditit mund të përdoret për blerje në terminalet POS (pikë shitjeje) në Kosovë dhe në të gjithë botën. Ju mund të blini në çdo dyqan, supermarket, bar restorant, pompa të derivateve të naftës etj., kudo që shihni logon VISA dhe MasterCard.
Poashtu, kartelën mund të përdorni për blerje në faqen e zgjedhur të internetit. Kartelat janë të pajisura me 3D Secure Verified by Visa/MasterCard SecureCode për blerje më të sigurta online në faqet e internetit pjesëmarrëse.
Në rast se ju nevojiten para kesh ju mund t’i tërhiqni ato në çdo ATM (50% të limitit te kartës tuaj), si brenda ashtu edhe jashtë vendit, kudo që shihni logon VISA dhe MasterCard.
Dokumentet e kërkuara
- Letërnjoftimi
- Kontrata e punës për pagëmarrësit e bankave tjera
- Gjendja e llogarisë për pagëmarrësit e bankave tjera
- Një faturë e rrymës, ujit apo telefonit
- Informatat mbi biznesin dhe deklarimet e taksave për klientët e vetëpunësuar
Pagesat me këste
Kartëmbajtësit e kredit kartelave MASTERCARD dhe VISA mund të blejnë me këste te çdo tregtar ku ka POS të BKT-së dhe mund të i ndajnë blerjet deri ne 24 këste me 0% interes (sipas marrëveshjes me tregtarin).
Kujdes: blerjet me këste nuk mund të bëhen në internet e as në POS të bankave të tjera!
Për çfarëdo ankese apo komenti ju lutem na kontaktoni në +383 38 666 666, e-mail: ks-customerservice@bkt.com.al, apo shkruani letër në Zyren Administrative, Qyteza Pejton, Rr. Ukshin Hoti, Nr.29, Prishtinë