Interesi te llogaria e kursimit llogaritet në baza ditore dhe kreditohet në llogari në fund të çdo viti, më datën 31 Dhjetor.
Në mënyrë që kursimi të jetë më i lehtë dhe i rregullt, llogaria e kursimit duhet shoqëruar me urdhëresë automatike, shërbim ky që ofrohet falas nga banka.
Avantazhet
- Hapja e Llogarisë së Kursimit pa pagesë dhe pa mirëmbajtje mujore
- Qasje në fonde në të gjitha degët e bankës, E-banking dhe BKT Mobile
- Interes ditor i kredituar çdo fundvit
- Lidhje me shërbimin e urdhëresës së përhershme për kursime automatike
- Ofrohet për të rritur dhe fëmijë
Si mund të hapni një llogari kursimi?
Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë, apo çertifikatë e lindjes për fëmijët nën moshën 16 vjeçare) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën deshmoni adresën tuaj.