Ju inkurajojmë që të mos humbisni rastin dhe komoditetin e përdorimit të produkteve dhe shërbimeve tona pa komisione për shërbime të shumta individuale, sepse ne besojmë që para së gjithash, shërbimi bankar duhet të jetë profesional, i qasshëm 24/7 si dhe i përballueshëm në aspektin e kostos mujore për Ju.

Përparësitë

  • Fleksibilitet: kryeni verpime në çdo moment, në çdo degë të BKT-së dhe kudo që ndodheni me E-banking dhe BKT Mobile
  • Transparencë: informohuni për gjendjen dhe veprimet e kryera në llogari në çdo kohë dhe pa komision
  • Komoditet: lehtësohuni nga mbajtja e parave kesh, duke përdorur kartën e debitit në ATM 24 orë / 7 ditë në javë dhe për pagesa nëpërmjet POS dhe online  

Llogaria e Pagës është dizenjuar konform nevojës suaj për menaxhimin e të ardhurave tuaja mujore, e cila perveç mirëmbajtjes mujore të llogarisë, përfshin të gjitha këto shërbime:

  • Mirëmbajtje mujore e kartës së debitit (Visa dhe Maestro)
  • Regjistrim dhe mirëmbajtje e shërbimit e-Banking
  • Regjistrim dhe mirëmbajtje e shërbimit të avancuar BKT Mobile
  • Njoftime përmes BKT Mobile për transaksione të realizuara
  • Lëshimi i parë i kartës së kreditit PRIMA (Visa ose Master)
  • Tërheqje të palimituara në ATM-të e BKT-së në Kosovë
  • Deponime parash në ATM-të e BKT-së në Kosovë
  • Transferta brenda llogarive të BKT-së përmes bankimit elektronik
  • Transferta hyrëse kombëtare pa kufizim në numër
  • Pagesa me karta në POS të BKT-së
  • Pagesa me karta në POS të të gjitha bankave në Kosovë
  • Pagesa me karta në POS të të gjitha bankave nëpër botë
  • dhe sherbime tjera…

Duke hapur një llogari rrjedhëse në BKT ju përfitoni edhe:

  • Kredi individuale (kredi për shtëpi, konsumuese apo mbitërheqje) me norma preferenciale të interesit vjetor
  • Depozita me afat me norma shumë të mira të interesit vjetor dhe fleksibilitet në qasje

Si mund të hapni një llogari page?

Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë), kontratën tuaj të punësimit si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën deshmoni adresën tuaj.

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android