Ju mund të drejtoheni në degën më të afërt të BKT-së dhe të paguani faturat tuaja duke kryer pagesë nga llogaria përmes transferit si dhe pagesë kesh, me qëllim pagesën e faturës për energji elektrike, telefon, ujë, etj.
Ju poashtu mund të paguani faturat edhe nëse nuk jeni klient i bankës dhe përmes e-Banking.
Nëse jeni regjistruar në e-Banking, pagesat mund të bëhen nga menuja Faturat / Pagesë Fature.
Vetëm duke plotësuar numrin e klientit, ju do të gjeni dhe paguani detyrimet e faturave tuaja.
Në çdo moment, mund të kontrolloni ose të printoni e-mandat nga menuja Faturat e Paguara.