Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit

Sigurimi i jetës së kredimarrësit është produkt i cili ofrohet për personat të cilët marrin kredi në banka apo institucione mikrofinanciare të licensuara nga BQK dhe i mbron ata nga rreziku i pamundësisë së mosshlyerjes së kredisë si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit.

Pra, ky product garanton pagesën e shumës së pakthyer të kredisë në momentin e humbjes së jetës së kredimarrësit. Sigal Life Uniqa me rastin e ndodhjes së ngjarjes së siguruar (humbjes së jetës së kredimarrësit) merr përsipër shlyerjen (pagesën) e shumës së mbetur të kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar që do të rëndonte mbi ta dhe familjet e tyre.

 

Produktet e Sigurimit te Jetes se Kredimarresit

  • Kredi Konsumuese
  • Kredi Biznesi
  • Kredi Hipotekare

 

Mbulimet e Sigurimit te Jetes se Kredimarresit

  • Humbje Jete Natyrore
  • Humbje Jete Aksidental
  • Invaliditet nga aksidenti

 

Pakot e Sigurimit te Jetes se Kredimarresit

  • Silver
  • Gold
  • Gold+

 

Pako SILVER: Ka mbulim vetëm humbje jete aksidentale dhe invaliditet aksidental. Pra, do të mbuloj kredimarrësin vetëm në rast te humbjes se jetës nga shkaqet aksidentale si dhe Invaliditeti nga aksidenti do të demshpërblehet në baze të % së invaliditetit. Perfitimi eshte shlyerja e borxhit te mbetur te kredisë.

Pako GOLD: është një pako e cila do ti ofrohet klientëve që dëshirojnë të kenë mbulueshmëri më të madhe. Kjo pako do ti mbuloj klientet në raste të humbjes së jetës nga shkaqet natyrore apo aksidentale si dhe nga invaliditeti aksidental. Perfitimi eshte shlyerja e borxhit te mbetur te kredisë.

Pako GOLD +: është një pako e cila do ti ofrohet klientëve të cilët dëshirojnë të sigurojnë më shumë se  borxhin e kredisë. Pra, kjo pako do ti ketë mbulimet e njejta me pakon Gold por vlera e dëmshpërblimit ndryshon. Në rast të ngjarjes së sigurimit, GOLD+ mbulon vlerën fillestare të kredisë. Rrjedhimisht në rast të një ngjarje sigurimi, Siguruesi do të dëmshpërblej së pari Bankën për shumën e mbetur të kredisë dhe pjesën tjetër të mbetur nga shuma e sigurimit do ti dëmshpërblej përfituesit e dytë të përcaktuar nga klienti.

 

Permbledhje e pakove, mbulimeve dhe perfitimeve

Mbulimet / PakotSILVERGOLDGOLD PLUS
Humbje jete natyroreXX
Humbje jete aksidentaleXXX
Invaliditet nga aksidentiXXX
Perfitimi i pagueshem: shuma e mbetur e krediseXX 
Perfitimi i pagueshem: shuma fillestare e kedise  X

 

Definicione:

  • Humbje Jete Natyrore – Humbja e jetës së të siguruarit për shkak të sëmundjes ose shkaqeve të tjera natyrore.
  • Humbje Jete Aksidentale – Humbja e jetës për shkak të një aksidenti do të konsiderohet një ngjarje e menjëhershme, e papritur dhe e paparashikuar që ndodh pa dashjen e të Siguruarit, e cila ka një ndikim të jashtëm të drejtpërdrejtë dhe të dhunshëm në trupin e tij.
  • Invaliditet për shkak të një aksidenti – Paaftësi e përhershme e pjesshme ose totale.

 

Tarifat per produktet sipas pakove

Sigurimi i
Jetës së
Kredimarrësit
Primi i Sigurimit
% e shumës së kredisë
Kredi nga 1,000€ –30,000€Kredi >30K 30,000 €
SILVER0.25%0.28%
GOLD0.82%0.77%
GOLD +1.05%1.10%

 

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android