Kreditë me Partnerë janë dizenjuar për të plotësuar nevojat tuaja për blerje të shtëpisë/banesës, veturës dhe për rregullimin e ambienteve të shtëpisë apo banesës suaj. Këto kredi ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të realizuar ëndrrat dhe planet tuaja, duke siguruar mbështetjen financiare të nevojshme.
Me kreditë përmes Partnerëve ne ofrojmë financimin e blerjes së shtëpisë/banesës dhe veturës suaj me kushte preferenciale dhe afat kthimi deri në 25 vite. Ju mund të përfitoni norma preferenciale të interesit dhe fleksibilitet në përshtatjen e kësteve mujore sipas mundësive tuaja financiare.
Për kreditë përmes partnerëve të ndërtimit, prona e blerë do të mbetet hipotekë, ndërsa me partnerët për shitjen e veturave ofrohet mundësi financimi për blerje të veturave të reja dhe veturave të vjetra.
Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për kredi me Partnerë
- Letërnjoftimi për kredimarrësin (bashkëhuamarrësin dhe garantuesin, nëse kërkohet)
- Kontrata e punës për kredimarrësin (bashkëhuamarrësin dhe garantuesin, nëse kërkohet)
- Kontrata e shitblerjes
- Dokumente tjera sipas kërkesës/nevojës
Për të filluar procesin e aplikimit, ju lutemi vizitoni degën më të afërt apo kontaktoni në MerchantSales@bkt.com.al.
Lista me partnerë - Auto
Lista me partnerë - Construction