Ky produkt është i dedikuar për mbështetjen e bizneseve në menaxhimin e shpenzimeve të energjisë elektrike, duke ofruar fleksibilitet dhe stabilitet financiar. Përmes kësaj linje kreditore, klientët tanë do të kenë mundësinë të përballojnë kostot e energjisë në mënyrë më të lehtë, pa krijuar presion mbi likuiditetin e tyre ditor.
Qëllimi i produktit është të ndihmojë bizneset të ruajnë vazhdimësinë operacionale dhe të sigurojnë stabilitet në periudha me shpenzime të larta energjetike.
Përfitimet kryesore të produktit:
- Mbështetje për menaxhimin e shpenzimeve të energjisë elektrike;
- Fleksibilitet në pagesa dhe kushte të përshtatura sipas nevojave të biznesit;
- Siguri dhe stabilitet financiar për periudha me ngarkesë të lartë energjetike.
Ky produkt është i dizajnuar për të qenë një zgjidhje praktike dhe efikase për bizneset që kërkojnë të optimizojnë shpenzimet e tyre dhe të ruajnë likuiditetin.
