Banka Kombëtare Tregtare në Kosovë, mbështet aktivitetin e Komunës për Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Rreth njëzet punonjës të Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë, kanë mbështetur aktivitetin e Komunës së Prishtinës për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës me datë 22 Prill 2019. Ata kanë kontribuar në mbjelljen e dhjetrave fidanëve pranë “Shkollës Fillore Dardania” në Prishtinë.

Banka Kombëtare Tregtare është e dedikuar që në vazhdimësi t’i përkrahë aktivitetet e tilla të organizuara nga Komunat e Kosovës, si dhe të kontribuojë në forma të ndryshme për mjedisin ku vepron.

 BKT ka një përgjegjësi të lartë shoqërore që e shpreh theksueshëm me kontributet e saj ndaj shoqërisë Kosovare. BKT mundohet që në mënyrë pozitive të prek jetën e secilit duke e zgjeruar aktivitetin e saj bamirës në fusha të ndryshme të shoqërisë dhe kulturës.

  

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android