Të nderuar klientë,
Në angazhimin tonë për të ju ofruar një përvojë edhe më të mirë bankare, kemi kënaqësinë të ju informojmë se BKT Kosova po zhvendos degën e saj në Shatërvan në një lokacion të ri dhe më të përshtatshëm, në adresën e saj të re në Rruga Shuaib Spahiu Nr 22.
Me degën e re, BKT Kosova vjen me një koncept totalisht të ri për vendin tonë. Ky koncept është krijuar për t’ju ofruar një mjedis bankar më modern, më të rehatshëm dhe efikas, të pajisur me teknologjinë më të fundit për të përmbushur nevojat tuaja financiare. Ne besojmë se rilokimi i degës do të kontribuojë në përvojën e shkëlqyeshme bankare që BKT Kosova ofron për klientët e saj të çmuar.
BKT, ne jemi gjithmonë këtu!