Njoftim për klientë,
BKT Kosova ju njofton se nga data 13 Korrik 2020 (e Hëne), dega “Fitorja” në Ferizaj do të qëndrojë e mbyllur deri në një vendim të radhës.
Degët tjera do të vazhdojnë të operojnë me numër të reduktuar të punonjësve, ndaj ju këshillojmë t’i vizitoni ato sa më pak të jetë e mundur, përderisa ju bëjmë thirrje që të kryeni të gjitha transaksionet bazike bankare përmes kanaleve dixhitale.
Për më shumë informata:
? ks-customerservice@bkt.com.al
? +383 38 666 666
Për çfarëdo ndryshimi apo vendimi tjetër do të ju njoftojmë paraprakisht!
Kujdesuni për veten!
BKT Kosova