Ky shërbim inovativ ofrohet nga Banka Kombëtare Tregtare Kosovë sh.a. për klientët e saj të biznesit, me qëllim lehtësimin dhe sigurimin e procesit të deponimit të mjeteve monetare. Transaksioni realizohet përmes një Kodi Unik, i cili gjenerohet nga sistemi Business E-Banking dhe i dërgohet përdoruesit të autorizuar të biznesit. Kodi unik mundëson identifikim të saktë të transaksionit dhe lidhjen e tij me llogarinë përkatëse të biznesit, duke eliminuar nevojën për përdorimin e kartave fizike. Kjo metodë ofron:

  • Siguri të lartë në procesin e deponimit
  • Shpejtësi dhe efikasitet në kryerjen e transaksioneve
  • Kontroll për çdo deponim të realizuar

Shërbimi është i përshtatshëm për biznese që delegojnë deponimin e mjeteve monetare tek punonjës të autorizuar, duke reduktuar kompleksitetin e operacioneve ditore.

Për të aktivizuar këtë veçori në ATM-të e Bankës Kombëtare Tregtare sh.a, ju lutemi vizitoni degën më të afërt për të përfunduar konfigurimin e nevojshëm.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android