Paguaj me cilëndo nga kartelat e BKT Kosova në POS terminalet e bankës dhe bëhu pjesë e lojës shpërblyese për gjatë gjithë vitit. Shuma e transaksioneve të kryera mbrenda një muaji nga kartëmbajtësi duhet të jetë (kumulative) 50 € e më shumë.
Çdo muaj mund të fitoni njërën nga tre shpërblimet:
- Biciklet elektrike
- Trotinet elektrik – MS ENERGY M10
- Smart Watch – SAMSUNG GALAXY WATCH
Të gjithë klientët privat, të cilët gjatë periudhës së kampanjës realizojnë pagesa me cilëndo nga kartelat (debit apo kredit) të BKT Kosova në POS terminale e bankës, kualifikohen për lojë shpërblyese, për të fituar njërin nga tre shperblimet çdo muaj.
Sa më shumë pagesa që realizoni, aq më shumë keni mundësi për të fituar njërin nga shpërblimet.
Loja shpërblyese rinis me fillimin e secilit muaj vijues deri me 31.12.2023.
Zgjedhja e tre fituesve do të bëhet çdo muaj, përmes aplikacionit easypromosapp.com, me metodën e rastësisë dhe fituesit do të publikohen në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të BKT Kosova.
Fituesit do të kontaktohen nga zyrtarët e bankës për të pranuar shpërblimin.
Kampanja është valide nga 01.07.2023 deri me 31.12.2023.