Rrjeti CSR Kosova është një platformë e dedikuar për bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe organizatave të përgjegjshme në Kosovë, me qëllim promovimin dhe implementimin e praktikave të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR). Rrjeti angazhohet në adresimin e sfidave të ndryshme shoqërore dhe mjedisore, duke promovuar respektimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e ambientit dhe luftimin e korrupsionit. Anëtarët e Rrjetit janë të përkushtuar për të rritur ndikimin e CSR-it dhe për të ndihmuar në krijimin e një kulture të përgjegjshmërisë që shkon përtej kërkesave ligjore. Rrjeti është gjithashtu anëtar i CSR Europe dhe ndjek 10 principet e “UN Global Compact”, duke synuar integrimin e organizatave kosovare në strukturat evropiane dhe promovimin e një sektori privat të orientuar drejt integritetit dhe përgjegjësisë.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android