Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, stafi i BKT Kosova në bashkëpunim me NPL “Gjelbër” sh.a, ndërmorën një aksion të veçantë për pastrimin e hapësirave publike në kryeqytet. Ky aktivitet kishte për qëllim jo vetëm përmirësimin e mjedisit urban, por edhe ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit për ambientin ku jetojmë.
Gjatë këtij aksioni, stafi i dedikuar punoi në pastrimin e zonave të ndryshme të kryeqytetit, duke kontribuar në një ambient më të pastër dhe më të gjelbër. Iniciativa kishte një ndikim të dukshëm në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe shërbeu si një shembull pozitiv për përfshirjen e komunitetit në përkujdesjen për mjedisin.
Ky aksion është një thirrje për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe të bashkëpunojnë për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm për të ardhmen.