BKT Teen – Kartelë Krediti për Adoleshentë

BKT Teen është një kartelë krediti unike në treg me përfitime të shumta si për prindërit ashtu edhe për fëmijët që e përdorin atë. Nëse dëshironi t’i përgatisni fëmijët tuaj për një trajtim të përgjegjshëm të financave dhe shpenzimeve të tyre personale, kartela BKT Teen është zgjedhja e duhur për ju.

Një zgjidhje jashtëzakonisht praktike që i mundëson fëmijës tuaj të kryejë në mënyrë të pavarur pagesat për nevojat e tyre, të tilla si; shujta ditore, blerje në librari, pagesa gjatë udhëtimeve shkollore brenda ose jashtë vendit, pagesa online, etj.

 

Kontroll i lehtë dhe transparent i shpenzimeve

Vendosni kufirin e shpenzimeve të fëmijës tuaj në aplikacionin tuaj BKT Mobile dhe mundësoni atyre të trajtojnë paratë e tyre sipas zgjedhjes suaj.

Limiti i shpenzimeve të BKT Teen Card autorizohet nga prindi, në bazë të përqindjës së totalit të limitit të kartelës së kreditit bazë (prindit). Limiti përcaktohet dhe mund të ndryshohet përmes aplikacionit BKT Mobile në çdo kohë.

Menaxhimi i shpenzimeve dhe pagesave monitorohet nga prindërit, të cilët kanë autorizuar paraprakisht limitin e BKT Teen Card të fëmijës së tyre.

Pas çdo pagese të bërë nga fëmiju juaj, ju do të merrni në aplikacionin tuaj BKT Mobile njoftimin për shumën e shpenzuar. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni në dijeni se si dhe ku i shpenzon fëmiju juaj paratë e tyre.

 

Si mund të pajiseni me Teen Card?

Të gjithë klientët të cilët kanë kartelë krediti në BKT Kosova mund t’i pajisin fëmijët e tyre nga mosha 14 deri në 18 vjeç me kartelë krediti.

Kartela shtesë lëshohet dhe lidhet me limitin e mbajtësit kryesor të kartelës (prindit), i cili ka përgjegjësi të plotë ndaj Bankës për detyrimin total që rrjedh nga përdorimi i kartelave shtesë të lëshuara në emër të fëmijëve të tij.

 

KOMISIONI

Komisioni për lëshimin e kartelës së kreditit BKT Teen është 0 EUR

 

Për prindërit të cilët nuk kanë kartelë krediti në BKT Kosova

Fillimisht prindi duhet të aplikojë për kartelë krediti vetanake. Pas aprovimit të kartelës së kreditit të prindit, ju aplikoni për kartelën shtesë BKT Teen Card për fëmijët tuaj.

 

Aplikimi Online për kartelë krediti

Ju mund të aplikoni online për kartelë krediti përmes linkut: https://bkt-ks.com/apliko-online/, aplikacionit BKT Mobile, apo duke vizituar njërën nga degët e BKT Kosova.

 

Procedura në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës

Nëse kartela juaj është humbur, apo vjedhur ose të dhënat e PIN-it apo të kartelës janë komprometuar, ju duhet të raportoni menjëherë në Qendrën e Kontaktit në: 038/666 666 apo në një nga degët e BKT Kosova. Numrat gjenden edhe në pjesën e pasme të kartelës tuaj dhe të BKT Teen Card që posedon fëmiju juaj.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android