🎀 Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, punonjëset e BKT Kosova morën pjesë në sesionin informues të organizuar nga Kosovo CSR Network në bashkëpunim me UNFPA, ku u diskutua rëndësia e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Pjesëmarrëset morën njohuri praktike dhe udhëzime konkrete nga Dr. Sebahat Lleshi, specialiste e Mjekësisë Familjare, duke mësuar si të integrojnë praktika të shëndetshme të përditshme dhe kontrolle të rregullta. Ky sesion gjithashtu shërbeu si një kujtesë se fuqizimi fillon me vetëdijesim dhe se çdo hap drejt parandalimit bën ndryshim.
💗 Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
