BKT Kosova, në partneritet me Kosovo CSR Network ka organizuar një Tryezë Diskutimi me temën: “Fuqizimi i Ekonomisë së Gjelbër: Roli Strategjik i Bankave në Tranzicionin e Qëndrueshëm të Kosovës.”
Në këtë tryezë morën pjesë ekspertë të fushës, të cilët diskutuan rreth financimit të tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër, si dhe mundësitë dhe sfidat për arritjen e qëllimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Z.Muharrem Inan, Anëtar i Menaxhmentit të Lartë në BKT Kosova, përfaqësoi bankën si pjesë e panelit, duke ofruar perspektiva kyçe për rolin e sektorit bankar në këtë proces transformues.
Kjo tryezë ka shërbyer si platformë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe sektorit financiar në mbështetjen e tranzicionit të gjelbër të Kosovës.