Transferta ndërkombëtare janë të gjitha ato transferta, të cilat
- Arrijnë nga bankat jashtë vendit
- Shkojne në bankat jashtë vendit
- Mund të bëhen në valutat e pranuara nga banka: EUR, USD, GBP, CHF, ALL, CAD dhe TRY
Të dhënat e nevojshme për ekzekutimin e një transferte dalëse/hyrëse me bankat jashtë vendit janë
- Emri dhe adresa e përfituesit
- IBAN i llogarisë së përfituesit (ose numri i llogarisë për ato vende ku nuk aplikohet IBAN)
- Emri dhe adresa e Bankës së përfituesit
- Swift code/ BIC, ose Routing Number, etj.
- Qëllimi i transfertës (nr. fature, etj)
KUJDES! Ju lutemi, sigurohuni që të dhënat e përfituesit të transfertës dhe të dhënat e tjera të jenë të sakta. Veçanërisht, ju lutemi të verifikoni integritetin e tyre nëse këto të dhëna ju janë ofruar nëpërmjet internet-it apo e-mail-it. BKT nuk mban përgjegjësi për vonesa të mundshme, mosekzekutim të transfertës apo çdo pasojë tjetër, shkaktuar nga pasaktësia e instruksioneve të klientit.
Na Shkruaj
Na Gjej