Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut, BKT organizoi ditën e dhurimit vullnetar të gjakut për herë të dytë. Gjatë ditës u mblodhën 43 qese me gjak, veprim ky që tregon kontributin e vërtetë të bërë nga punonjësit e Bankës. BKT Kosovë shpreson se ky dhurim i gjakut do të ndihmojë në motivimin dhe rritjen e frymës dhe vetëdijes së njerëzve për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe vullnetit për të ndihmuar njëri-tjetrin. Aktiviteti i dhurimit të gjakut i organizuar nga BKT Kosovë pati sukses. Kjo është e dukshme nga entuziazmi i treguar nga punonjësit e Bankës që mbështetën plotësisht aktivitetin. Numri i dhuruesve të gjakut do të rritet padyshim në të ardhmen, marrë për bazë se ky aktivitet është vendosur në kalendarin e aktiviteteve të zakonshme të BKT Kosovë.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android