Të nderuar klientë,
Ju informojmë se BKT Kosova ka zhvilluar këtë platformë elektronike për shtyerje të pagesës së këstit të kredisë për kredi individuale dhe të biznesit. Nëse si rrjedhojë e vështirësive të krijuara nga pandemia COVID 19 e keni të pamundur kryerjen e obligimeve të kredisë, ju mund të parashtroni kërkesën për shtyerje të pagesës së kësteve
Plotësojeni formën për të dërguar kërkesën në bankë lidhur me shtyerjen e pagesës së kredisë, për 1, 2 apo 3 këste. Të gjitha fushat janë të obliguara. Banka do ta shqyrtojë kërkesën tuaj dhe do të ju informojë në formë elektronike (me e-mail) për kushtet e reja të aprovuara.
Kushte dhe Sqarime:
- Klientit do t’i shtyhet afati i pagesës së 1, 2 apo 3 kësteve të ardhshme (varësisht nga nevoja dhe kërkesa e klientit), që nënkupton se afati i marrëveshjes së kredisë do të zgjatet për 1, 2 apo 3 muaj shtesë.
- Shuma e kësteve të mbetura deri në përfundim të afatit të kredisë për shkak të shtyrjes së pagesës së kësteve do të pësojë rritje si rezultat i interesit të kësteve që shtyhen.
- Klientit do t’i dërgohet plani i ri i pagesave në formë elektronike përmes emailit ose në mungesë të emailit apo nëse kërkohet nga Klienti mund t’i dorëzohet edhe në formë fizike në degë të bankës.
- Klienti pajtohet me planin e ri të pagesave dhe obligohet që pas përfundimit të masava të pandemisë të paraqitet në bankë për të nënshkruar planin i ri të pagesave.
- Me këstin e parë pas shtyerjes 1, 2 apo 3 mujore, Klienti obligohet të paguajë këstin sipas planit të ri të amortizimit, i cili do të ju dergohet përmes emailit.
Për më shumë detaje apo sqarime tjera na kontaktoni në: