Menaxhmenti i Lartë

Z. Suat Bakkal ka diplomuar dhe ka magjistruar në Universitetin Bogazici në Turqi dhe ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar. Eksperiencën e tij e filloi në vitin 2008, si Menaxher i Marketingut të Korporatave në Aktif Bank. Nga viti 2013 deri në vitin 2014, u emërua në pozitën e Menaxherit të Bankingut të Korporatave, ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2015 ai u emërua në pozitën Menaxher i Degës Kryesore të Aktif Bank. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, Z. Bakkal u emërua në detyrën e Drejtuesit të Marketingut të Korporatave. Ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2018, u emërua anëtar i Bordit të Inovaban – Konsulence Financiare dhe Inovative A.S. Në vitin 2018, ai u emërua në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në BKT Kosova SH.A., dhe poashtu Anëtar Bordi. Aktualisht Z. Bakkal është Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Aktif Asset Management në Turqi.

Z. Mulaku ka diplomuar në Biznes Financiar në Universitetin e Prishtinës. Z. Mulaku ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar ku në vitin 2002 deri në vitin 2003 ka punuar si Trajnues dhe Përkthyes në OSBE. Në vitin 2003, ka filluar karrierën bankare si Zyrtar i Kredive në ProCredit Bank, pastaj në vitin 2005 është emëruar si Kordinator i Nëndegës në po këtë bankë. Nga viti 2007 deri në vitin 2009 ai u emërua në pozitën e Menaxherit Regjional të Korporatave. Ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2010, Z. Mulaku iu bashkua ProCredit Holding në Gjermani, në pozitën e Specialistit të Riskut Kreditor dhe ka qenë përgjegjës për ProCredit në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni. Z. Mulaku iu bashkua BKT Kosova SH.A në vitin 2010, si Drejtues i Korporatave dhe NVM-ve, në vitin 2013 ai u emërua në pozitën e Drejtuesit të Grupit të Bankingut të Bizneseve dhe Korporatave në BKT Kosova SH.A. Krahas detyrave dhe përgjegjësive si Drejtues i Grupit të Bankingut të Bizneseve dhe Korporatave, nga data 01.03.2022, Z. Mulaku është emëruar si Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i Parë në BKT Kosova SH.A.

Z. Skeja ka diplomuar në Baçelor dhe Master në drejtimin Banka Financa dhe Kontabilitet, duke vazhduar më tej në shkallën doktoratë në të njëjtin drejtim ku aktualisht është PHD kandidat në Universitetin Shtetëror të Tetovës.Karrierën e tij e filloi si Drejtues i Zyrës së Cilësisë dhe Kontrollit të Brendshëm në Universitetin e Prizrenit, duke qenë i inkuadruar edhe në procesin akademik. Nga viti 2012, iu bashkua BKT Kosovës në Departamentin e Auditimit të Brendshëm si Asistent Auditor, duke vazhduar pastaj si Asistent Auditor i Autorizuar. Ndërsa nga viti 2015, u emërua në pozitën Asistent Manager në Departamentin e Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar. Në vitin 2016, u emërua në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Menaxherit të Departamentit ndërsa po në të njejtin vit deri ne vitin 2018, Z. Skeja kreu detyrën e Menaxherit të Departmentit të Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar. Në vitin 2018, Z. Skeja u emërua në pozitën Drejtues i Grupit të Financave dhe Administratës në BKT Kosova SH.A. Krahas detyrave dhe përgjegjësive si Drejtues i Grupit të Financave dhe Administratës, nga data 01.03.2022, Z. Skeja është emëruar si Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i Dytë në BKT Kosova SH.A.

Z. Xhafaj ka diplomuar në Menaxhment në Universitetin e Stambollit dhe ka magjistruar në Studime Ekonomike Evropiane në Universitetin e Tiranës. Z. Xhafaj ka një përvojë të gjatë pune në sektorin bankar, si dhe një eksperiencë 3 vjecare në fushën e telekomunikacionit. Karrierën e tij profesionale e filloi në vitin 2002, në Departamentin e Auditimit te Brendshëm në BKT Shqipëri, në pozitën e Asistent Auditorit të Brendshëm, ku edhe u promovua në vitin 2008 në pozitën e Zëvëndës Drejtorit, pozitë të cilën e mbajti deri në vitin 2012. Gjatë kësaj kohe ai po ashtu u angazhua në pozitën e sekretarit të Bordit të Drejtorëve të BKT Shqipëri. Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Z. Xhafaj u emërua në pozitën e Drejtorit të Auditimit të Brendshëm në kompaninë e telekomunikacionit Albtelecom Sh.a., ku edhe themeloi funksionin e Auditimit të Brendshëm në këtë kompani. Në vitin 2015, ai u emërua Drejtues i Grupit të Auditimit të Brendshëm në BKT Kosova SH.A. Krahas kualifikimeve të ndryshme në sektorin bankar, Z. Xhafaj zotëron edhe certifikatën ndërkombëtare të profesionit të Auditimit të Brendshëm CIA (Certified Internal Auditor).

Z.Önder ka një Diplomë Master në Administrim Biznesi dhe Diplomë Bachelor në Inxhinieri Matematike. Eksperienca e tij në sektorin bankar filloi në vitin 2009 në Bankën Aktif pranë Thesarit dhe Menaxhimit të Riskut. Ai u promovua si Menaxher i Riskut të Tregut në vitin 2015 dhe më pas vazhdoi si Drejtor i Riskut në Aktif Bank. Duke filluar nga data 1 Nëntor 2021, Z. Önder është pjesë e BKT Kosova si Drejtues i Grupit të Menaxhimit të Riskut.

Z. Aliu ka diplomuar ne Ekonomiks dhe Statistikë ne Universitetin Rochester Institute of Technology (RIT Kosova – AUK). Ai ka magjistruar ne Banka, Financa dhe Kontabilitet ne Universitetin e Prishtinës dhe vazhdon studimet e doktoratës në fushën e Ekonomiksit. Z. Aliu ka filluar karrierën e tij bankare ne BKT Kosova në vitin 2014, fillimisht si Analist i Kredive, e më pas është emëruar në pozitën e Auditorit të Brendshem. Në vitin 2017, Z. Aliu është emëruar Drejtues i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm. Për më tepër, Z. Aliu ka qenë pjesë e ekipit udhëheqës në projektin për transformimin e bankës nga degë e huaj në subjekt të pavarur në Kosovë, përderisa ai vazhdon të menaxhojë projektin për transformimin dhe rinxhinierimin e proceseve dhe modeleve operative të bankës. Në vitin 2021, Z. Aliu është emëruar në pozitën Drejtues i Grupit të Operacioneve Qendrore, Teknologjisë Informative dhe Burimeve Njerëzore në BKT Kosova.

Z. Inan ka diplomuar në Administrim Biznesi në Universitetin Bilkent në Turqi. Ai ka një diplomë master në Inxhinierinë Financiare dhe Menaxhimin e Rrezikut nga Universiteti Özyeğin. Përvoja e tij në sektorin bankar filloi në vitin 2012, ndërsa ai punonte si Menaxher Ndihmës në FX Trading dhe Menaxhimin e Pasurive dhe Obligimeve nën përgjegjësi të Thesarit në Aktif Bank në Turqi dhe prej 2017 deri 2018 ai ka punuar në pozitën Tregtar i Këmbimeve të Jashtme në Departamentin e Menaxhimit të Aseteve dhe Përgjegjësive në Bankën Garanti në Turqi. Në vitin 2018, Z. Inan u emërua si Udhëheqës i Departamentit të Institucioneve Financiare në BKT Kosovë SH.A, ndërsa nga tetori i vitit 2018 u emërua në pozitën e Udhëheqësit të Grupit të Thesarit, Institucioneve Financiare dhe Bankingut Privat në BKT Kosovë SH.A. Pastaj, Z. Inan ka themeluar Departamentin e Bankingt Privat në Qershor, 2020. Ai gjithashtu mban pozicionin e kryetarit në Komitetin e Thesarit të Shoqatës së Bankave të Kosovës që nga Qershori, 2019.

Z. Ratkoceri, ka diplomuar në Menaxhment dhe Informatikë në Kolegjin Iliria. Z. Ratkoceri ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar ku karrierën e tij e filloi në vitin 2001 si Administrator i Programit dhe Asistentit të Financave në IOM (Organizatën Ndërkombëtare për Migrim). Nga viti 2002 deri në vitin 2004 ai punoi në Raiffeisen Bank Kosova J.S.C në pozitën Mbikqyrës i Operacioneve, nga viti 2004 deri në vitin 2005 ai u emërua ne pozitën e Zyrtarit të Kredive në ProCredit Bank, nga viti 2005 deri në vitin 2007 Z. Ratkoceri punoi si Menaxher i Administratës dhe Financave në Union Commerce. Nga viti 2007 deri në vitin 2009 iu rikthye sektorit bankar në pozitën Drejtues i Vlerësimit të Riskut të Kredive në ProCredit Bank. Në vitin 2009, iu bashkua BKT Kosova SH.A. si Menaxher i Departamentit të Kredive të Korporatave dhe Tregtisë. Në vitin 2017, Z. Ratkoceri u emërua Drejtues i Grupit të Menaxhimit të Riskut, ndërsa në vitin 2018, u emërua Drejtues i Grupit të Menaxhimit te Kredive dhe Ligjor në BKT Kosova SH.A.

Znj. Buxhovi-Ahmetaj ka diplomuar në Menaxhim Biznesi në Prishtinë dhe ka marrë gradën Master në Lidership në Universitetin e Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar. Znj. Buxhovi-Ahmetaj ka një përvojë të gjatë në menaxhim biznesi në Londër, kurse punën në sektorin bankar e ka filluar në Kosovë në bankën Reiffeisen Bank në vitin 2005, duke u angazhuar fillimisht si Koordinatore e Shitjeve për Individë, e pastaj nga viti 2006 është promovuar në pozitën Udhëheqëse e Shërbimit për Klientë. Nga viti 2008 ka filluar punën në Bankën Kombëtare Tregtare, në pozitën e Drejtueses së Rrjetit të Degëve, duke qenë gjithashtu përgjegjëse për Komunikim të Korporatës dhe Relacione me Publikun. Në korrik të vitit 2018, Znj. Buxhovi-Ahmetaj është emëruar Drejtuese e Departamentit për Menaxhimin e Produkteve të Pasivit dhe Komunikimit të Korporatës, kurse nga viti 2019 është emëruar Drejtuese e Grupit të Bankingut Individual në BKT Kosova SH.A.

 

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android