BKT Kosova lanson Iniciativen Bëhu Hero! Në mbështetje të atletëve që do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Paguaj me BKT Visa Kredit Kartelë, Bëhu Hero i Heronjëve tanë!
Nga sot, 1% e çdo pagese e bërë me Visa Kredit Kartelë të BKT Kosova në POS të BKT Kosova, do të ndahet për Komitetin Olimpik të Kosovës, të dedikuara për atletët të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kjo përqindje e pagesës mbulohet nga banka, që do të thotë që klientët nuk paguajnë asgjë shtesë. Andaj ju bëjmë thirje të gjithëve që të Bëheni Hero të Heronjëve tanë, duke ju ndihmuar në këtë rrugëtim historik.
Kriteret e Kampanjës:
- Të gjitha kartelat e kreditit individuale të lëshuara nga BKT, Visa Standard, Visa Gold dhe Visa Platinum, marrin pjesë në këtë Kampanjë;
- Të vlefshme për kampanjë konsiderohen vetëm blerjet në POS terminalet e BKT-së, tek të gjitha kategoritë e tregtarëve;
- Nuk ka vlerë minimale apo maksimale për transaksionet. Të gjitha transaksionet marrin pjesë pavarësisht nga shuma.
Kampanja do të jetë e vlefshme nga 20 Tetor 2023 deri më 26 Korrik 2024.