Depozita Shumë Valutore është depozitë me afat e cila mund të hapet në këto valuta:

EUR, USD, CHF, GBP, TRY, XAU dhe ALL.

E veçanta e kësaj depozite:

• Ju mundëson të ndryshoni valutën e depozitës tuaj, përgjatë jetëgjatësisë së saj, pa e humbur interesin e akumuluar;

• Interesi kreditohet në datën e maturimit të depozitës;

• Depozita Shumë Valutore u ofrohet klientëve Individë dhe atyre të Korporatës.

Përfitimet tuaja
Depozita Shumë Valutore me afat rrit fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatizimit. Kjo depozitë gjithashtu mundëson edhe konvertimin e fondeve nga një valutë në tjetrën varësisht nga përcaktimi i valutave dhe normës së interesit të specifikuara në kontratën e hapjes së këtij produkti.

Si mund të hapni Depozitën Shumë Valutore?
Në secilën degë të BKT – Kosova, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën dëshmoni adresën tuaj të banimit.
Nëse fondet i keni në një llogari rrjedhëse, tashmë mund t’i hapni vetë depozitat tuaja, përmes platformës e-Banking.

Maturiteti i kontratës
Minimum 1 ditë, Maksimum 365/366 ditë

Shënim: Mbi interesin e ofruar nga Banka, ndalet përqindja e tatimit në burim, e miratuar me ligj dhe e aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.
Për Depozitën Shumëvalutore, Banka nuk ofron normë preferenciale të interesit në nivel të kontratës së depozitës dhe për transaksionet e konvertimit (blerje dhe shitje).

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android