Dhuro Gjak, Shpëto Jetë
15 Prill, 2024 – BKT Kosova me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut vazhdoi iniciativën humanitare të dhurimit të gjakut, e cila tashmë është bërë traditë shumë vjeçare e Bankës.
Me pjesëmarrje të lartë në këtë aktivitet, stafi i BKT Kosova edhe këtë vit ishte shembull i vullnetit të mirë dhe solidarizimit me njerëzit në nevojë.
Në këtë iniciativë humanitare morri pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i BKT Kosova, z. Suat Bakkal, bashkë me menaxhmentin ekzekutiv!
Dhuro gjak, shpëto jetë, si pjesë e programit të përgjegjësisë sociale të bankës, e fuqizon edhe më tej parimin “Kontribuoni në shoqëri”, iniciativë kjo e cila adreson mbështetjen e BKT Kosovës për aktivitete të bamirësisë.
Bëhu Hero – Dhuro gjak, shpëto jetë!