Dhjetëra administratorë nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe klubet janë licencuar në kursin për administratorë të sportit, të organizuar për dy ditë nga Akademia Olimpike e Kosovës.
Vijuesit e kursit mësuan për hartimin e planit strategjik në organizatat e tyre.
Në lidhje me këtë ligjëruan: Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj (MEMOS XIX), dhe koordinatori për edukim i Akademisë Olimpike, PhD Fitim Arifi.
Ligjërues i ftuar ishte edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).
BKT, ne jemi gjithmonë këtu!