Dritarja Start-Up ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet start-up me produkte financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të sapokrijuara si dhe rritja e punësimit, duke përmirësuar kështu standardet e jetesës së popullatës.
Dritarja e Start-up i dedikohet bizneseve start-up të angazhuara kryesisht në aktivitete/sektorë ekonomikë që kërkojnë njohuri bazë. Njohuritë bazë i referohen aftësive që krijohen përmes një arsimimi, trajnimi ose përvojë pune të mëparshme.
Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentës financiare do të ofrojë edhe komponentën jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja të cilat do të mbështeten në aspektin e:
- Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
- Rrjetëzimit, si dhe
- Mentorimit.
NDËRMJETËSUESIT
Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., TEB Sh.A.
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:
- NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
- NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit ,
- NMVM-të me përvojë nga dita e parë e regjistrimit deri në 12 muaj eksperiencë,
- Një huamarrës i kualifikuar duhet të ketë të paktën në pronësi një qytetarë privatë ose banorë të përhershëme të Kosovës,
- NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA START-UP?
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares Start-Up:
- Shuma minimale e kredisë është EUR 3000,
- Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR,
- Shuma maksimale e garancisë është 40,000 EUR,
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 60 muaj,
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues,
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë,
- Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 40%,
- Tipi i garancisë: Revolvues,
CILAT JANË PËRFITIMET?
Për NMVM-të
- Rritje e qasjes në financa,
- Kushte më të favorshme për ndërmarrësit që do të vijojnë trajnimin e ofruar nga FKGK,
- Potencialisht norma preferenciale të interest,
- Reduktim i kolateralit,
- Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi,
- Qëndrueshmëri e biznesit,
Për Institucionet e Regjistruara Financiare
- Ulje e kostos së rrezikut,
- Lirimi i kapitalit
- Mbulimi i humbjeve në tërësi,
- Ulje e rrezikut kreditor,
- Rritje e portofolit kreditor,
- Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera,
CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?
- Huamarrësi potencial nuk aplikon për garanci në FKGK, por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së,
- Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse binzesi i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.