Banka Kombëtare Tregtare Kosovë fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me:
“GJENERATOR 75 KVA”
Të gjitha kompanitë e interesuara për dorëzim të ofertave mund të kërkojnë informata për aplikim prej dates 29/08/2022 përmes email:
Ks-GeneralAdministration@bkt.com.al
SHËNIM:
Kërkesat e përgjithshme
- Oferta të përgatitet për Gjenerator sipas tabelës së mëposhtme;
Nr. | Pershkrimi | Sasia |
1 | GJENERATOR 75 KVA | 1 Copë |
Oferta financiare dhe dokumentacioni mbështetës
- Çmimet të ofrohen në valutën EUR (€) (ne cmim duhet te jete I perfshire: Transporti deri ne lokacionin e montimit, instalimi dhe funksionalizimi I gjeneratorit)
- Kompanitë deklaruese të TVSH-së të ofrojnë çmimet me TVSH-në e përfshirë dhe shpenzime të tjera (Në rast se në ofertë nuk është specifikuar TVSH, Banka Kombëtare Tregtare Kosovë do të konsiderojë që çmimet e dhëna përfshijnë TVSH-në)
- Te gjitha Specifikacionet e gjeneratorit (specification sheet)
- Deshmia e origjines se gjeneratorit
- Garancioni
- Afati I liferimit
- Në ofertë financiare duhet të shënohet numri dhe data e ofertës
- Vlefshmëria e ofertës së dorëzuar të jetë 60 ditë nga data e dorëzimit
- Çertifikata e Numrit Unik Identifikues (kopje)
- Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit (kopje)
- Çertifikata e Regjistrimit si pagues i TVSH-së (kopje)
- Çertifikata e Numrit Fiskal (kopje)
- Informatat e Biznesit (jo më të vjetra se 6 muaj)
- Kopja e dokumentit identifikues të pronarit të kompanisë
Kushte të tjera
- Banka Kombëtare Tregtare ka të drejtë për anulimin e tenderit ose ndryshimin e kërkesave të tenderit dhe t’i ftojë kompanitë të ofertojnë përsëri
- Banka Kombëtare Tregtare ka të drejtë të mos kontaktojë ofertuesit gjatë procesit të prokurimit
- Data e fundit per dorëzim të ofertave është 02/09/2022, ora 16:00
- Oferta duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur drejtuar Komitetit te Blerjes me titull “Furnizim me Gjenerator 75 KVA” në adresën: Rruga Ukshin Hoti 29, Prishtinë – Banka Kombëtare Tregtare – Drejtoria Administrative
Për çdo pyetje shtesë në lidhje me këtë tender, Ju lutem kontaktoni në email:
Na Shkruaj
Na Gjej