Banka Kombëtare Tregtare Kosovë fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me:

GJENERATOR 75 KVA

Të gjitha kompanitë e interesuara për dorëzim të ofertave mund të kërkojnë informata për aplikim prej dates 29/08/2022 përmes email:

Ks-GeneralAdministration@bkt.com.al

SHËNIM:

 

Kërkesat e përgjithshme

 

  • Oferta të përgatitet për Gjenerator sipas tabelës së mëposhtme;
Nr.PershkrimiSasia
1GJENERATOR 75 KVA1 Copë

 

Oferta financiare dhe dokumentacioni mbështetës

 

  • Çmimet të ofrohen në valutën EUR (€) (ne cmim duhet te jete I perfshire: Transporti deri ne lokacionin e montimit, instalimi dhe funksionalizimi I gjeneratorit)
  • Kompanitë deklaruese të TVSH-së të ofrojnë çmimet me TVSH-në e përfshirë dhe shpenzime të tjera (Në rast se në ofertë nuk është specifikuar TVSH, Banka Kombëtare Tregtare Kosovë do të konsiderojë që çmimet e dhëna përfshijnë TVSH-në)
  • Te gjitha Specifikacionet e gjeneratorit (specification sheet)
  • Deshmia e origjines se gjeneratorit
  • Garancioni
  • Afati I liferimit
  • Në ofertë financiare duhet të shënohet numri dhe data e ofertës
  • Vlefshmëria e ofertës së dorëzuar të jetë 60 ditë nga data e dorëzimit
  • Çertifikata e Numrit Unik Identifikues (kopje)
  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit (kopje)
  • Çertifikata e Regjistrimit si pagues i TVSH-së (kopje)
  • Çertifikata e Numrit Fiskal (kopje)
  • Informatat e Biznesit (jo më të vjetra se 6 muaj)
  • Kopja e dokumentit identifikues të pronarit të kompanisë

 

 

Kushte të tjera

  • Banka Kombëtare Tregtare ka të drejtë për anulimin e tenderit ose ndryshimin e kërkesave të tenderit dhe t’i ftojë kompanitë të ofertojnë përsëri
  • Banka Kombëtare Tregtare ka të drejtë të mos kontaktojë ofertuesit gjatë procesit të prokurimit
  • Data e fundit per dorëzim të ofertave është 02/09/2022, ora 16:00
  • Oferta duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur drejtuar Komitetit te Blerjes me titull “Furnizim me Gjenerator 75 KVA” në adresën: Rruga Ukshin Hoti 29, Prishtinë – Banka Kombëtare Tregtare – Drejtoria Administrative

 

 

Për çdo pyetje shtesë në lidhje me këtë tender, Ju lutem kontaktoni në email:

Ks-GeneralAdministration@bkt.com.al

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android