BKT Kosova vjen me një kanal të ri informacioni dhe veprimesh nëpërmjet Qendrës Kontaktuese, i cili do të jetë në dispozicion për ju çdo ditë pune, në orarin 08:30 – 19:00, me përjashtim të fundjavës dhe festave zyrtare.
Nëpërmjet shërbimit IVR (Interactive Voice Response) duke përdorur tastieren e telefonit ju mund të merrni informacion mbi kartat dhe llogaritë në BKT pa kontaktuar me një agjent të shërbimit të Qendrës Kontaktuese. Nëpërmjet Telephone Banking vetëm duke kontaktuar në numrin e shërbimit të klientit +383 38 666 666, ju mund të kryeni një sërë transaksionesh financiare të cilat nuk përfshijnë para fizike ose dokumente. Ky shërbim është projektuar për klientët individë të cilët përkohësisht nuk mund të paraqiten pranë një dege të BKT dhe përkohësisht nuk mund të hyjnë në kanalet online të BKT të kryejnë veprime financiare.
Informacioni i ofruar nga IVR
- Klientët individë të BKT të cilët kanë një kartë debiti dhe krediti të lëshuar nga BKT, mund të marrin këto informacione nga IVR, pa qenë e nevojshme të kontaktojnë me një Agjent të Qendrës Kontaktuese:
- Të informoheni për limitin dhe detyrimet e kartës së kreditit
- Të informoheni për transaksionet e fundit të kartës së kreditit
- Të informoheni për balancën e llogarisë rrjedhëse të lidhur me kartën e debitit
- Të informoheni për balancën e llogarive rrjedhëse/ kursimit në të gjitha monedhat
- Të informoheni për pasqyrat e llogarive rrjedhëse/ kursimit që keni në BKT (nëse keni një adresë emaili të regjistruar në sistemin e BKT)
- Të raportoni një kartë krediti/ debiti të humbur ose të vjedhur
- Klientët biznes të BKT, mund të raportojnë për probleme teknike lidhur me POS.
Shërbimet e ofruara nga Telephone-Banking
- Paradhënie nga karta e kreditit
- Ndryshimi i limitit në Internet për kartën e kreditit
- Informacioni mbi kartat e kreditit (Limiti i kartës, Limiti i disponueshëm për përdorim të kartës, detyrimi i kartës)
- Ndarje me këste për transaksionet e kryera me kartën e kreditit në POS të bankave të tjera (sipas ofertave përkatëse nga BKT)
- Pagesë të një karte tjetër lëshuar nga BKT
- Pagesë të kartës personale të kreditit lëshuar nga BKT
- Transfertë mes llogarive
- Transfertë brenda BKT
- Informacioni mbi balancën e llogarive rrjedhëse në BKT dhe veprimet e tyre
- Hapje llogarie rrjedhëse
- Dërgim i pasqyrave të llogarive rrjedhëse (nëse ka një adresë të postës elektronike të regjistruar në sistemin e BKT)
- Rimbushje celulari
- Informacion mbi faturat e paguara
- Informacion mbi marrëveshjen për pagesë automatike të faturave
- Pagesë e faturave të autorizuara
- Pagesë fature utilitare
- Krijimi, modifikimi ose mbyllja e një pagese automatike faturash
- Informacion dhe hapje depozite
- Informacion mbi balancën e llogarive të kursimit në BKT dhe veprimet e tyre
- Dërgim i pasqyrave të llogarive të kursimit (nëse ka një adresë të postës elektronike të regjistruar në sistemin e BKT)
- Këmbim Valutor
- Bllokim/ Çbllokim i përdoruesit të e-banking ose BKT Mobile
Si të përdorni IVR dhe Telephone Banking?
Për t’u informuar rreth përdorimit të IVR dhe Telephone Banking, shkarkoni dokumentin më poshtë: